Agro-Tech Expo & Conference 2018 është panairi i parë ndërkombëtar për sektorët e Agrobiznesit dhe Agroteknikës në Shqipëri, organizuar nga Expocity Albania.Panairi u mbajt në datat 27-29 Prill 2018. Paniiri synon të krijojë një platformë ndërkombëtare të komunikimit për fermerët dhe prodhuesit bujqësor nga gjithë vendi, si dhe të ofrojë mundësitë për të lidhur dhe krijuar kontakte të drejtëpërdrejta me kompanitë më të mëdha të kësaj industrie, në të gjithë rajonin. Expocity Albania, si pjesë integrale të panairit, zhvilloi edhe Konferencën Agro Tech, ku ekspertët më të mirë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore trajtuan problemet dhe diskutuan rreth zgjidhjeve më optimale për sektorin e bujqësisë; gjithashtu u dhanë informacione të vlefshme mbi teknologjitë inovative dhe konceptet e certifikimeve të cilësisë.
Bujqësia është në qendër të rritjes ekonomike të Shqipërisë si një sektor që gjeneron rreth 17.7% të GDP-së së vendit dhe siguron punësim në rreth 50.7% të popullsisë, duke kontribuar në zbutjen e varfërisë dhe në rritjen e standardeve të jetesës, veçanërisht në zonat rurale. Kërkesa në rritje për ushqim të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe të prodhuar në mënyrë organike rrit nevojën për përshtatje me teknologjitë më të fundit dhe zgjidhje më efikase dhe eficiente për transformimin e biznesit bujqësor, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe përmbushjen e të gjitha nevojave të tregut.