Për të dytin vit rradhazi Besa Agro Invest shpk merr pjesë në panairin “Shqipëria punon tokën“. Qëllimi i këtij projekti është unifikimi i produkteve shqiptare në një hapësire të përbashkët. Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që hap sërish dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, ishin pjesmarrës 31 bashki dhe mbi 700 prodhues të ndarë në disa kategori, në Bujqësi, Agroindustri, Verëra, Alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale, Banka, Fonde garancie në bujqësi etj. Të gjithë bizneset që u bënë pjesë e këtij projekti sot, renditen si histori suksesi dhe model për investitorët e rinj. Ky panair ka zgjuar interesimin e madh të qytetarëve të kryeqytetit dhe jo vetëm, rreth 6000 vizitore ishin dëshmitare të këtij projekti të sukseshëm.