RRETH NESH

Besa Agro Invest SHPK është një shoqëri me përgjegjesi të kufizuar, e regjistruar në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) me nr. NIPT-i: L41726002A dhe me seli në adresën: Rruga Vore Fushe-Kruje, Fshati Arrameras, pranë Qëndrës së Tranferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë.

Shoqëria  Besa Agro Invest Shpk  u krijua me vendim të Asamblese së Ortakëve të saj me date 19.05.2014 dhe është regjistruar si SHPK me datë 26.05.2014.

Objekti i saj është: kultivimi i kulturave të ndryshme bujqësore dhe tregtimi i tyre me shumicë dhe pakicë. Kultivimi i ullirit, vreshtave, pemëve frutore, me qëllim tregtimin e produkteve dhe neënprodukteve të tyre me shumicë dhe pakicë. Prodhimi i farërave dhe fidaneve për tregtimin e tyre. Ngritja e industrisë përpunuese të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Ngritja dhe zhvillimi i agroturizmit. Eksperimentimi me teknologjitë e reja për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Import-eksporti dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë të të gjitha prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të përpunuara, të freskëta dhe të gjalla, blerja e farërave, fidanëve, medikamenteve të ndryshme për mbrojtjen nga  sëmundjet dhe dëmtuesit. Import-eksporti dhe tregtimi me shumicë dhe pakicë të makinerive për prodhim bujqësor dhe blegtoral, traktorëve, mjeteve të transportit si dhe linjat dhe makineritë e prodhimit të produkteve agro-ushqimore etj. Nxitja dhe organizmi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve të fermereve. Konsulenca në fushën e ekonomisë, bujqësisë, blegtorisë dhe ushqimit duke përfshire planet e menaxhimit të cilësisë, mjedisit, turizmit dhe agro turizmit. Shoqëria ushtron aktivitetin e saj duke u bazuar tek lejet, licensat, aprovimet apo autorizimet e tjera të ligjshme të lëshuara nga institucionet qeveritare kompetente të fushës.

Shoqëria ka raportuar dhe raporton periodikisht MBZHR mbi Progresin e Investmeve të kryera ndër vite nga data e lidhjes së kontratës së qirasë me Ministrinë.

Besa Agro Invest Sh.p.k – Pasqyrat Financiare + Inventaret 2021

Raporti i Audituesit per miratimin e PF viti 2021

Raporti i i ecurise se veprimtarise viti 2021

Viti i krijimit 2014
  • Gjatë periudhës Gusht-Shtator 2014 u morën me qira ambjentet e zyrave pranë sipërfaqes së tokës me qira dhe vazhdoi puna për rikonstruksionin e tyre.
  • Puna e Kompanisë Besa Agro Invest në muajt Tetor-Nëntor u përqendrua në implementimin e planit të biznesit që u dorëzua në Ministrinë e Bujqësisë.
  • Më daten 07.10.2014, u arrit të firmoset kontrata me Ministrinë e Bujqësisë për marrjen me qira të një sip. Toke prej rreth 82.6 ha.
  • Gjatë muajit Dhjetor 2014 u përfundua puna për pastrimin e kanaleve kryesore dhe dytësore si dhe u hapen disa kanale të tjera tretësore në parcelat që ishin mbjellë me grurë.
Viti 2015
  • Viti 2015 njihet si vit i parë i një aktiviteti të plotë sepse u projektuan, financuan dhe u vunë në funksionim serat e para tunel në një sipërfaqe prej rreth 2,4 ha, të shtrira në 39 tunele të vecanta, ku cdo tunel është në përmasat (64m x 9,6m apo 614 m2).
  • Nëntor 2015 u vunë në shfrytëzim 7 tunelet e parë në rreth 4 dy, për tu mbjelle me sallatë dhe spinaq. Prodhimi i sallatës rezultoi i mirë dhe arriti në rreth 150 kv/ha.
  • Për shfrytëzimin e menjëhershëm dhe intensiv të sipërfaqes së serave, u planifikua dhe implementua mbjellja e tyre me perimet e pranverës, në të gjithë sipërfaqen prej 2,4 ha, përkatësisht :

– Spec 1,1 ha
– Domate 0,8 ha
– Kastravec 0,3 ha
– Patellxhan 0,2 ha.

  • Viti 2015 u shënua një investim i rëndësishëm sic është ndërtimi i një kolektori të ri me dalje në kolektorin kryesor. Ky investim ka vazhduar edhe përgjate vitit 2016. Ishte e vetmja mundesi vaditje  për kulturat perimore.
  • Drejtimi i dytë  i rëndësishëm në aktivitetin e kompanisë, pemet frutore, në një sipërfaqe prej rreth 28 ha dhe me rreth 16.000 fidane të llojeve nektarinë, pjeshkë, kajsi, kumbull dhe dardhë, vleresohen sot në gjendje të mirë.
  • Sipas inventarit të kryer në muajin qershor 2015, përqindja e zënieve është në nivelin e rreth 99%.
  • Mjetet e mekanikës bujqësore në këtë vit ishin :

    – 1 traktor i fuqishëm 100 kf, dhe
    – 1 traktor 35 kf,  për nevojat e punimeve bujqësore në parcela dhe sera.
Viti 2016
  • U investua në krijimin e një ambjenti të përshtatshëm për magazinën e shoqërisë, ku bëhet magazinimi dhe standardizimi i prodhimit që vjen nga fusha,
  • U investua edhe në ndertimin e një qëndre për seleksionimin e prodhimeve pranë serave si dhe për ngritjen e dy qëndrave të brigadave të prodhimit me aksesoret e tyre (tualet), duke krijuar kushtet e nevojshme të punës për punëtorët e prodhimit.
  • Që nga muaji Korrik 2016 kemi hartuar normat e punës për të gjitha proceset qe kryhen në teknologjinë e prodhimit bujqësor, punën me mjetet mekanike, konsumin e karburantit për cdo mjet. Normat e hartuara që aplikohen në BAI janë përcaktuar në bazë të kronometrimeve në terren, si dhe ne realizimin e volumeve në vitet e tjera.
  • Gjatë vitit 2016 janë shtuar edhe mjetet e mekanikës bujqësore të mëposhtme:
    – Freze me aksesorët e nevojshëm.
    – Makinë për lidhjen e barit
  • Projekti Sera.
    Gjatë vitit 2016 filloi puna për ndërtimin e 2.5 ha serave të reja. Me përfundimin e tyre sipërfaqja e serave në shfrytezim shkoi ne 5 Ha.
  • Me marrjen e lejes se ndërtimit nga Bashkia Krujë, me date 1.09.2016 , filloi puna për ndërtimin e tyre. Punimet u kryen nga shoqëria “AMU” shpk.
Viti 2017
  • Për hartimin e struktures së mbjelljeve për vitin 2017 bazë ka qënë organizimi i teritorit ku ushtron veprimtarinë ferma BAI, kushtet agro –klimatike, kërkesat e kulturave të propozuara për mbjellje ndaj këtyre kushteve, qarkullimi bujqësor, përshtatja e farerave sipas kapacitetit prodhues biologjik, përbërja pedologjike e tokës, fleksibiliteti ndaj tregut për këto kultura dhe rendimentet e arritura këtë vit.
  • Perimet e fushës për këtë vit zënë një siperfaqe rreth 3.1 ha tokë të punueshme ose  mbi 60 % të kulturave perimore
  • Kultura e grurit për këtë vit zë një pjesë të mirë të sipërfaqes së tokës punueshme, konkretisht 27 ha. Në konteksin e kulturave te fushes është planifikuar të mbillet 5.3 ha jonxhë.
  • Për vitin 2017, si më të rëndesishme janë parashikuar investimet që do te bëhen në bllokun e serave të reja 2.4 ha që do të vendosen përballe NORD PARK.
  • Përvoja e vitit 2017 nxori në pah që në BAI u arrit të prodhohet rreth 1250 ton prodhime.
  • Kemi arritur të prodhojmëv ete fidanet e domates, specit, trangullit, patëllxhanit, kungullit, pjeprit, shalqinit. Eshtë përfunduar në kohë mbjellja e kulturës grurë dhe jonxhë.
Viti 2018
  • Është bërë ndërtimi i dhomës frigoriferike
  • Është blere peshorja elektronike, është një platforme peshimi me 4 sensore që është konform standarteve të miratuara nga Komiteti Europian (KE)
  • Është në ndertim e sipër 1 Ha sere diellore.
  • Jane blerë pajisje të tjera bujqësore.

Na kontaktoni :

Adresa : Rruga Vore-Fushe Kruje,Arrameras, perballe Nord Park
Telefoni: +355 56330100 / +355 0689018895
Fax: +355 56330100