Agro100 (sera) është programi më i ri qeveritar për trefishimin e sipërfaqes me sera deri në fund të vitit 2017 dhe përdorimin e teknologjive inovative. Kjo paketë e re financiare, sëbashku me përftimet nga programi i Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi synon mbështetjen e eksporteve të produkteve shqiptare, që prej dy vitesh janë në rritje.
Për të promovuar këtë mbështetje të re me prodhuesit dhe agropërpunuesit, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot, serat e Besa Agro Invest shpk, Fushe Kruje, ku po vazhdon investimi për ngritjen e serave më të mëdha e moderne në vend dhe njekohesisht vazhdon kultivimi dhe prodhimi i produkteve bujqesore.
Përmes programit “Agro100”, qeveria do të ofrojë mbështetje direkte financiare për ata investitorë që do të ndërtojnë sera nga 10 deri në 100 hektarë;

Vizitoni http://www.facebook.com/edirama.al/photos/?tab=album&album_id=10153520051801523