Në datë 26 shtator 2018 në ambjentet e Besa Agro Invest u organizua një ceremoni për sa i përket implementimit me sukses të një projekti të shoqatës Caritas Albania për integrimin në shoqëri të njerëzve me aftësi të kufizuara duke u konkluduar me punësimin e tyre. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin : Presidenti i Konferencës i Peshkopëve Shqiptare Shkëlqësia e Tij Imzot George Frendo; Zv. Ministre e MSHMS (Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) Zj. Bardhylka Kospiri; Administratori i BaI Z.Adrian Imami dhe pjesa tjetër e stafit të BAI

Në këtë ceremoni u nënshkruan 2 kontrata pune për 2 persona me aftësi të kufizuar të fillojnë punë me kohë të plotë pranë kompanise Besa Agro Invest shpk