Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Besa Agro Invest”, një investim në zonën e Fushë-Krujës. Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit në vendit tonë, David Cohen, presidenti i fondit Besa, Bajram Muçaj etj. Në fjalën e tij, Ministri Panariti tha se investimi në fjalë është një shembull i shkëlqyer i partneritetit privat dhe është në sinkron me politikat e Ministrisë së Bujqësisë në mbështetje të rritjes së investimeve prodhuese. “Këtë investim ne e shikojmë edhe si një mundësi për investim, është një ofertë shumë bujare që u bëhet të gjithë banorëve të këtyre zonave ku shikojmë në perspektivë reale punësimi dhe integrimi në aktivitetet prodhuese. Ekonomia shqiptare merr në përfundim një karakter prodhues dhe jo vetëm një ekonomi shërbimesh dhe kjo është sfida e qeverisë shqiptare, kjo është sfida e bujqësisë shqiptare”, tha Ministri Panariti.

Vizitoni https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=569191566544531&id=377504702379886